Insajderi
Lajme

CNN raporton për incidentin në Kuvend

Insajderi
09 August 2026 - 15:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
CNN raporton për incidentin në Kuvend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Incidenti i djeshëm në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar të marrë vëmendje në mediat ndërkombëtare. Pas raportimeve nga Reuters, Associated Press, BBC, Sky News dhe The Guardian, zhvillimet janë raportuar sot edhe nga CNN dhe e përditshmja gjermane “Die Zeit”.

CNN ka publikuar pamje nga momenti kur deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në raportimin e saj, CNN e përshkruan Kosovën si një vend që po përballet me krizë politike, duke theksuar se tensionet në Kuvend shpërthyen pasi Kurti kërkoi shtyrjen e procesit të konstituimit të institucionit.

Mediumi amerikan thekson se Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme, por nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme për të garantuar zgjedhjen e presidentit dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve, duke e lënë vendin në një ngërç politik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark