Elvis Hoxha, bashkëpunëtor i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka kërkuar falje për shpërndarjen e një lajmi fals, kinse mediat serbe kanë lavdëruar deputeten e Aleancës për goditje me vezë në formë proteste ndaj shefit të ekzekutivit.
Hoxha me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se është e vështirë që të ndahet informacioni i vërtetë me atë të rremë, shkruan Insajderi.
“Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje. Në postimin tim shplrndava një foto të sajuar e ballinës së një gazete serbe me në qendër foton e deputetes Time Kadria.
Është bërë shumë e vështirë të ndash informacionin e vërtetë nga ai i rremë. Po kërkoj edhe një herë falje për shpërndarjen e një informacioni të rremë“, ka deklaruar ai.
Eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë së dielës kanë shpërndarë këtë përmbajtje, që pretendon se deputetja Kadriaj mori mbështetje nga mediat serbe. /Insajderi.org/
