Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, lidhur me qëndrimin e Ukrainës ndaj pavarësisë së Kosovës.
Goncharenko, përmes një postimi në platformën “X”, e ka cilësuar qëndrimin e Zelenskyyt si “gabim diplomatik”, duke thënë se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan Insajderi.
“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina DUHET ta njohë shtetin. Do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, ka shkruar Goncharenko.
Reagimi i deputetit ukrainas vjen pas deklaratave të Zelenskyyt gjatë vizitës së tij në Beograd, ku presidenti ukrainas rikonfirmoi se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se qëndrimi i Kievit për këtë çështje nuk ka ndryshuar.
Deklaratat e Zelenskyyt kanë nxitur reagime në Kosovë, ndërsa kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, i ka shprehur keqardhje qëndrimit të presidentit ukrainas.
Goncharenko, ndërkaq, ka bërë të qartë se ai personalisht do të vazhdojë të angazhohet për njohjen e Kosovës nga Ukraina. /Insajderi.org/
This is a diplomatic blunder.
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) August 9, 2026
The Ukrainians support the independence of Kosovo and we believe that Ukraine MUST recognise the state.
I'll continue fighting for the independence of Kosovo and eventually Ukraine will recognise it. pic.twitter.com/hkGtO5WzVl