Insajderi
Lajme

Kuvendi i bllokuar nga politikanët, nga nesër hapet për bashkatdhetarët

Insajderi
09 August 2026 - 22:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuvendi i bllokuar nga politikanët, nga nesër hapet për bashkatdhetarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës do të organizojë edhe këtë vit aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili do të mbahet nga e hëna, 10 gusht, deri të mërkurën, 12 gusht 2026.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre tri ditëve, bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë dhe dëshirojnë të vizitojnë Kuvendin do të mund ta bëjnë këtë nga ora 12:00 deri në 16:00.

Aktiviteti këtë vit zhvillohet në një situatë të veçantë politike, pasi Kuvendi ende nuk është konstituuar.

Megjithatë, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura për bashkatdhetarët në kuadër të aktivitetit tradicional.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark