Insajderi
Lajme

Kërcënimi i Vuçiqit për rrjedhën e Ibrit, Pacolli kërkon reagim ndërkombëtar ndaj Serbisë

Insajderi
10 August 2026 - 10:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërcënimi i Vuçiqit për rrjedhën e Ibrit, Pacolli kërkon reagim ndërkombëtar ndaj Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja, Fitore Pacolli, i ka cilësuar të papranueshme deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ndërhyrje të mundshme në resurset ujore dhe sistemin Ibër-Lepenc.

Pacolli tha se Liqeni i Ujmanit dhe Ibër-Lepenci janë infrastrukturë kritike për furnizimin me ujë, energjinë, bujqësinë dhe mjedisin.

Ajo kërkoi reagim nga BE-ja, SHBA-ja dhe OKB-ja, duke theksuar se çdo ndërhyrje në rrjedhat ujore përbën çështje sigurie.

“Resurset ujore nuk mund të përdoren si instrument kërcënimi, presioni apo destabilizimi ndaj një shteti tjetër”, deklaroi Pacolli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark