Insajderi
Lajme

KFOR’i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit: Po koordinohet ngushtë me të gjithë

Insajderi
10 August 2026 - 16:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KFOR’i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit: Po koordinohet ngushtë me të gjithë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, ka nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme nga Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas Zyrës për Informim Publik të KFOR-it, ky proces po bëhet në kuadër të optimizimit të pozicionimit të trupave të misionit dhe pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

KFOR-i ka thënë se procesi do të zhvillohet në mënyrë graduale dhe të bazuar në kushte, ndërsa do të koordinohet me të gjithë aktorët relevantë.

“Ky proces do të jetë gradual, i bazuar në kushte dhe po koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me drejtuesit kryesorë të institucioneve të Kosovës, organizatave ndërkombëtare dhe Forcave të Armatosura të Serbisë.

KFOR-i ka sqaruar se ndryshimi i pranisë në Urën e Ibrit është pjesë e procesit të rregullimit të pozicionimit të misionit, në përputhje me zhvillimet në situatën e sigurisë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark