Insajderi
Lajme

Trepça largon përkohësisht nga puna dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

Insajderi
10 August 2026 - 17:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trepça largon përkohësisht nga puna dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të dy punonjësve të Njësisë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.

Sipas njoftimit të Trepçës, vendimi me numër protokolli 7134 është nxjerrë më 10 gusht 2026 dhe prek punonjësit me inicialet Z.R. dhe H.K.

Dy punonjësit janë larguar përkohësisht nga puna duke filluar nga 10 gushti, deri në marrjen e një vendimi nga Komisioni Disiplinor.

Sipas Trepçës, ndaj tyre ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e dhëna, duke organizuar transportimin e xehes jashtë orarit të rregullt të punës.

Për këtë arsye, sipas ndërmarrjes, ekziston dyshimi për kryerjen e shkeljeve të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara me nenin 10, paragrafët 1.1, 1.3 dhe 1.9 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve të Trepça Sh.A.

Rasti pritet të trajtohet nga Komisioni Disiplinor, i cili do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me përgjegjësinë e dy punonjësve. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark