Insajderi
Lajme

Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

Insajderi
10 August 2026 - 22:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia është deklaruar lidhur me përleshjen fizike mes disa personave në Viti.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka bërë të ditur se rasti në fjalë nuk ka qenë i raportuar në polici.

Ai u shpreh se menjëherë pas publikimit të pamjeve, hetuesit policorë të Stacionit Policor në Viti në koordinim dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit, për identifikimin e personave të përfshirë në këtë përleshje fizik si dhe procedimin e mëtejmë në bazë të procedurave ligjore.

“Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se ngjarja ka ndodhur më 07.08.2026 në qytetin e Vitisë”, tha Osmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark