Insajderi
Lajme

Shtime: 72-vjeçari bie në bunar derisa po ujiste kopshtin, policia e nxjerr të gjallë

Insajderi
10 August 2026 - 23:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtime: 72-vjeçari bie në bunar derisa po ujiste kopshtin, policia e nxjerr të gjallë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 72-vjeçar është shpëtuar nga policia pasi kishte rënë aksidentalisht në një bunar në fshatin Muzeqinë të Shtimes.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:25, në rrugën “Veteranët e Lirisë”, derisa i moshuari ishte duke ujitur kopshtin në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas Policisë së Kosovës, pas pranimit të informatës për rastin emergjent, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Njëri prej policëve është futur rreth 10 metra në bunar dhe ka arritur ta sigurojë 72-vjeçarin me litar, ndërsa dy zyrtarë të tjerë kanë bërë tërheqjen dhe kanë arritur ta nxjerrin atë të gjallë.

I moshuari fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim të mëtejmë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa policia ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark