Insajderi
Lajme

Plagosja me armë zjarri në Gjakovë, prokuroria njofton për ndalimin e katër personave

Insajderi
11 August 2026 - 14:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagosja me armë zjarri në Gjakovë, prokuroria njofton për ndalimin e katër personave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se tre persona janë dërguar në mbajtje prej 48-orësh, teksa një i mitur është ndaluar për 24 orë.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se H.D, A.D dhe E.G dyshohen për veprën penale “vrasje në tentativë”.

“Lidhur me këtë rast është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe është parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) të pandehurve me inicialet H.D., A.D. dhe E.G.. Ndaj të pandehurit me inicialet H.D. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së, ndërsa ndaj të pandehurve me inicialet A.D. dhe E.G. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 par.2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, i mituri dyshohet për pjesëmarrje në rrahje, teksa rasti pritet të trajtohet në procedure të rregullt. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark