Insajderi
Lajme

Zjarr i madh në Sllatinë të Fushë Kosovës

Insajderi
11 August 2026 - 14:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarr i madh në Sllatinë të Fushë Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një zjarr i madh ka shpërthyer të martën në fshatin Sllatinë të komunës së Fushë Kosovës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës, duke rrezikuar ambientin përreth dhe objektet në afërsi.

Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me incidentin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Nuk dihet ende nëse nga zjarri ka persona të lënduar apo dëme materiale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark