Insajderi
Sport

Unitedi e mëson çmimin e yllit të Arsenalit, edhe Chelsea i interesuar

Insajderi
11 August 2026 - 19:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Unitedi e mëson çmimin e yllit të Arsenalit, edhe Chelsea i interesuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çmimi i kërkuar nga Arsenali për Myles Lewis-Skelly është bërë i ditur, teksa Manchester United dhe Chelsea kanë shfaqur interes për talentin e kombëtares së Anglisë.

Të martën, “football.London” raportoi se Chelseat i ishte ofruar mundësia për të transferuar Lewis-Skelly, i cili kishte kaluar një periudhë prove te londinezët kur ishte ende i ri.

Raporti theksonte se, pavarësisht vlerësimit të madh që kanë për 19-vjeçarin, kampionët e Premierligës nuk do të pengonin largimin e tij nëse do të mbërrinte një ofertë e përshtatshme.

Megjithatë, në garë për Lewis-Skelly është edhe Manchester United. Jamie Jackson nga “The Guardian” raporton se edhe “Djajtë e Kuq” kanë marrë ofertën për të transferuar yllin e Arsenalit.

Manchester United po kërkon të afrojë një mbrojtës të ri të majtë dhe është i interesuar për mbrojtësin e Newcastle, Lewis Hall. Mbrojtësi i RB Leipzig dhe Gjermanisë, David Raum, konsiderohet gjithashtu një tjetër opsion për këtë rol.

Lewis-Skelly i plotëson disa nga kriteret e United, pasi mund të luajë si mbrojtës i majtë, por edhe në mesfushë – repart ku skuadra mund të ketë ende nevojë për një tjetër përforcim, pavarësisht afrimeve të Youri Tielemans dhe Andrey Santos.

Sipas raportimit, Arsenali e vlerëson Lewis-Skelly rreth 45 milionë paund dhe një shumë e tillë do t’i ndihmonte klubit të rikuperonte pjesën më të madhe të 75 milionë paundëve të shpenzuara për transferimin e Bruno Guimaraes.

Lewis-Skelly u promovua me shpejtësi në ekipin e parë të Arsenalit dhe vitin e kaluar firmosi një kontratë të re pesëvjeçare me klubin në Emirates.

Megjithatë, sezonin e kaluar ai bëri vetëm pesë startime në kampionat dhe duket se hapësirat e tij në formacion nuk do të rriten ndjeshëm, qoftë në mbrojtje apo në mesfushë.

Riccardo Calafiori dhe Piero Hincapie duket se janë përpara tij në hierarkinë për pozicionin e mbrojtësit të majtë, ndërsa në mesfushë ai konkurron me Declan Rice, Martin Zubimendi, Mikel Merino dhe afrimin e ri, Guimaraes.

Lewis-Skelly pati një startim të papritur në finalen e Championsit ndaj Paris Saint-Germain, pas një paraqitjeje mbresëlënëse në mesfushë.

Ai ka qenë titullar në çdo ndeshje të Arsenalit gjatë fazës përgatitore, pasi lojtarët e klubit që përfaqësuan kombëtaret e tyre në Botëror ende nuk janë rikthyer në skuadër.

Lewis-Skelly, lojtari më i ri që ka shënuar në debutimin e tij me ekipin e parë, ka luajtur gjashtë ndeshje me Anglinë, por nuk është aktivizuar që nga tetori i vitit 2025, për shkak të mungesës së minutave të rregullta në nivel klubesh.

Me interesimin e Manchester United, ish-mbrojtësi i Arsenalit, Lee Dixon, ka folur edhe për mundësinë e një shkëmbimi që do të përfshinte Lewis-Skelly dhe Marcus Rashford, i cili është rikthyer te United në Old Trafford pas huazimit te Barcelona.

Pavarësisht se shënoi 14 gola dhe regjistroi 14 asistime për katalanasit gjatë sezonit ku ata fituan La Ligan, Rashford nuk arriti të sigurojë një transferim të përhershëm dhe është rikthyer te United për fazën përgatitore.

Megjithatë, Dixon beson se një shkëmbim i tillë do t’u shërbente të dy lojtarëve në vazhdim.

“Do t’i shkëmbeja ata (Myles Lewis-Skelly dhe Marcus Rashford)? E dini çfarë, ndoshta po,” tha Dixon për “BestBettingSites”, sipas “Tribal Football”.

“Dhe kjo nuk ka të bëjë me diçka kundër Myles Lewis-Skelly, por me dhënien e lirisë për të shkuar dhe për ta zgjeruar lojën e tij diku tjetër.

“Sa i përket Marcus Rashford, ai është një lojtar që ka nevojë për dikë që ta mbështesë dhe Arteta do të ishte i shkëlqyer për të.

“Jepi atë dashuri, jepi lirinë për të luajtur në krahun e majtë dhe po, do të doja ta shihja me fanellën e Arsenalit. Kam rezervat e mia nëse ai është vazhdimisht një lojtar i nivelit botëror, por duke parë atë që Arsenali ka në skuadër tani, ai do të ishte një përforcim i mirë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark