Policia e Kosovës, ka publukuar foton e një personi duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.
Xhafer Raqi lindur në vitin 1948, është raportuar i zhdukur.
Policia ka bërë të ditur edhe se nga dita e raportimit, njësitet policore të hetimeve, njësiti për kërkim shpëtim i FSK-së si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit; kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare; dhe, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura).
