Insajderi
Lajme

Sonte ndodh eklipsi spektakolar diellor – ja kur dhe si mund ta shihni nga Kosova

Insajderi
12 August 2026 - 10:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sonte ndodh eklipsi spektakolar diellor – ja kur dhe si mund ta shihni nga Kosova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot, më 12 gusht 2026, adhuruesit e astronomisë do të kenë mundësinë të ndjekin një nga fenomenet më të rralla dhe spektakolare në qiell: një eklips diellor. Ndërsa në pjesë të Islandës, Atlantikut dhe Spanjës Dielli do të mbulohet plotësisht për më shumë se dy minuta, nga territori i Kosovës ky fenomen do të jetë i dukshëm si eklips i pjesshëm.

Sipas përllogaritjeve astronomike, Hëna do të mbulojë rreth 18.5% të diametrit të Diellit. Meqenëse ngjarja do të ndodhë shumë afër perëndimit, vëzhguesve u rekomandohet të zgjedhin vende të ngritura me pamje të hapur drejt horizontit perëndimor.

Orare kyçe për Kosovën:

Fillimi: 19:29

Maksimumi: 19:38

Përfundimi: 19:41

Kohëzgjatja totale: Rreth 12 minuta

Për të gjithë entuziastët, Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës ka organizuar një ngjarje speciale vëzhgimi me pajisje profesionale dhe aktivitete edukative në fshatin Rashincë të Shtimes.

Ekspertët paralajmërojnë se Dielli nuk duhet të shikohet asnjëherë drejtpërdrejt me sy të lirë, e as përmes kamerave të telefonit, dylbive apo teleskopëve të pa pajisur me filtra solarë. Për të parë eklipsin në mënyrë të sigurt, duhet të përdoren vetëm syze të certifikuara për eklips diellor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark