Insajderi
Lajme

Çitaku paralajmëron veprime politike edhe jashtë Kuvendit

Insajderi
12 August 2026 - 19:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku paralajmëron veprime politike edhe jashtë Kuvendit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka paralajmëruar veprime politike edhe jashtë Kuvendit të Kosovës.

Çitaku këtë deklarim e bëri në një konferencë për media të mbajtura pas tensioneve që pati ditën e sotme brenda Parlamentit.

Ajo theksoi se PDK po kërkon funksionalizimin e shtetit.

“Unë dua t’ju njoftojë që ne sërish do të bëjmë kërkesë për seancë pas 48 orësh dhe aktiviteti ynë nuk do të kufizohet më vetëm brenda këtij institucioni, ai do të zhvendoset edhe jashtë kuvendit në forma më të gjëra të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetar”, tha Çitaku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark