Insajderi
Lajme

“Personi që e kërcënoi Haradinajn është familjar i deputetit të Vetëvendosjes”

Insajderi
12 August 2026 - 22:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Personi që e kërcënoi Haradinajn është familjar i deputetit të Vetëvendosjes”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar Skënder Llugiqin, pasi i njëjti nga salla e Kuvendit bëri thirrje për pushkatimin e deputetit dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Pas arrestimit, ka reaguar sërish deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, i cili deklaroi se i arrestuari është i afërm i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

“Adnan Rrustemi ishte sot në Kuvend në kohën kur familjari i tij kah dajët, Skënder Llugiqi, bëri thirrje për vrasje të Ramush Haradinajt. Kjo pjesë e familjes Llugiqi nga Dobraja e Lipjanit janë një derë me Tefik Llugiqin, tradhtarin e famshëm që i shërbeu Millosheviqit. Nuk e pashë ende që Adnan Rrustemi u distancua apo dënoi thirrjen për vrasje që bëri i afërmi i tij. Çfarë të thuhet më shumë në këtë rast?”, ka shkruar Ramadani në rrjetin social Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark