Insajderi
Sport

Messi rikthehet në fushë pas vdekjes së babait

Insajderi
13 August 2026 - 09:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Messi rikthehet në fushë pas vdekjes së babait
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lionel Messi e bëri një rikthim emocionues në fushën e lojës pas vdekjes së babait dhe aludimeve të tij për tërheqje nga futbolli, por kjo nuk mjaftoi për Inter Miamin, që u eliminua nga Leagues Cup pas humbjes 3-2 ndaj meksikanëve të León.

Kapiteni i Inter Miamit u rikthye në Florida nga Argjentina të martën, pasi kishte marrë pjesë në funeralin e babait të tij, dhe u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, duke u pritur me një ovacion të madh, shkruan “Ansa”, përcjell “Gazeta Express”.

Messi mori pjesë të dielën në funeralin e babait të tij.

Jorge, i cili ishte edhe menaxher i tij, ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 68-vjeçare.

Të mërkurën në mëngjes, Messi e publikoi në rrjetet sociale një homazh prekës për babain e tij, duke e pranuar se nuk ishte i sigurt nëse dëshironte të vazhdonte të luante futboll.

“Nuk e di çfarë do të bëj pa ty, nuk e di si do të vazhdoj”, shkroi ai.

“Gjithmonë kam luajtur futboll dhe tani kam dyshime serioze nëse do të vazhdoj ta bëj edhe për shumë gjatë”.

Miami ishte në avantazh 1-0, por dy gola të kolumbianit Daniel Arcila i mundësuan Leónit ta përmbyste rezultatin dhe ta fitonte ndeshjen, duke u bërë kështu skuadra e parë që kualifikohet në çerekfinale të turneut, pas tre klubeve nga MLS dhe Liga MX.

Messi ishte vënë në dispozicion të trajnerit Guillermo Hoyos për përpjekjen e dëshpëruar të Miamit për të avancuar tutje në Leagues Cup


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark