Insajderi
Lajme

Gjini tallet me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë

Insajderi
13 August 2026 - 09:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjini tallet me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini tha se nuk e takon Kurtin pasi “takimet i shërbejnë vetëm si hapësirë për manipulime dhe interpretime të rreme pas përfundimit të tyre”

Gjini ka  kërkuar që çdo lloj diskutimi politik të bëhet ekskluzivisht në mënyrë transparente dhe me praninë e plotë të kamerave.

Gjini, duke bërë shaka me insistimin e mundshëm për takime, shtoi se nëse Kurti kërkon edhe një herë takim me të, do ta dërgojë nënkryetaren e partisë, Time Kadrijaj, së bashku me një dhuratë simbolike.

“Nëse kërkon edhe një herë takim me mu, ka me i thanë e delegoj Time Kadrijajn, është nënkryetare e Aleancës, edhe ja jap edhe një tabellë ve,” tha Gjini.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark