Insajderi
Lajme

Kërcënim dhe sulm me thikë në Mitrovicë, shoqërohet në polici e dyshuara

Insajderi
13 August 2026 - 10:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërcënim dhe sulm me thikë në Mitrovicë, shoqërohet në polici e dyshuara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një grua dyshohet se ka kanosur me thikë një burrë dhe më pas e ka hedhur thikën, duke goditur një grua tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 13:40 në Mitrovicë.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Mitrovicë jug / 12.08.2026 – 13:40. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte kanosur me thikë  viktimën mashkull kosovar, ndërsa më pas kishte hedhur thikë  dhe me këtë rast kishte goditur viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark