Insajderi
Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit e kapur me 3 kg marihuanë në Pestovë

Insajderi
13 August 2026 - 11:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit e kapur me 3 kg marihuanë në Pestovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurit me iniciale L.B., F.S., dhe L.S., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale  për kryerjen e veprave penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancancave psikotrope dhe analoge”, ndërkaq i pandehuri F.S., edhe për veprën penale  “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.

Sipas Prokurorisë, tre të pandehurit, dje rreth orës 16:00, në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, së bashku me dy automjetet e tyre, pa autorizim kanë transportuar substanca narkotike të llojit marihuanë, me qëllim shitjeje. Njëri automjet është drejtuar nga i pandehuri L.B., ndërsa automjeti tjetër është drejtuar nga i pandehuri L.S., me pasagjer të pandehurin F.S.

“Të njëjtit gjatë tentimit të policisë për ti ndaluar në rreth rrotullimin e fshatit Pestovë, godasin policinë dhe në tentim për të ikur shkaktojnë vet aksident në fshatin Pestovë, ku gjatë patrullimit të veturës gjendet një çantë brenda të cilës janë gjetur dhe sekuestruar tre kilogramë e tetëmbëdhjetë (3018) gramë substancë narkotike e llojit marihuanë e cila është sekuestruar”, thotë Prokuroria.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark