Insajderi
Lajme

KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit

Insajderi
13 August 2026 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoj banorët e fshatit Miradi e Ulët që, deri në një njoftim të ri, të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit.

Gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit është vërejtur përkeqësim i cilësisë së ujit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se masa do të jetë në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe konfirmimin se uji është i sigurt për konsum.

Banorët do të njoftohen me kohë për çdo informacion të ri lidhur me cilësinë dhe sigurinë e ujit. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark