Insajderi
Insporti

Edhe pesë vjet “Qytetar”, Doku e vazhdon eksperiencën me Man Cityn

Insajderi
13 August 2026 - 16:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edhe pesë vjet “Qytetar”, Doku e vazhdon eksperiencën me Man Cityn
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Manchester City e ka blinduar Jérémy Dokun dhe e ka bërë të qartë se planifikon të vazhdojë t’i besojë sulmuesit belg edhe për shumë vite.

Lojtari i lindur në vitin 2002 e ka vazhduar kontratën me “Citizens” deri në vitin 2031, duke e nënshkruar një marrëveshje të re pesëvjeçare që e nënvizon rolin e tij qendror në planet e klubit për të ardhmen.

Që prej mbërritjes në Manchester në shtator 2023 nga Rennes, Doku e ka fituar gradualisht një rol të rëndësishëm në skuadër, mbi të gjitha falë aftësive të tij në duelet një kundër një, shpejtësisë dhe aftësisë për të krijuar epërsi numerike në krahë, shkruajnë mediat angleze, përcjell “Gazeta Express”.

Man City e konsideron këtë profil strategjik dhe ka vendosur të vazhdojë të investojë tek ai në planin afatgjatë.

“Na pëlqen shumë stili i lojës së Marescës, është emocionues për lojtarët”, tha futbollisti belg, duke e nënvizuar vlerësimin e tij për filozofinë e trajnerit.

Këto fjalë e pasqyrojnë harmoninë mes Dokut dhe klubit në një moment kur City po përpiqet ta forcojë projektin e tij afatgjatë.

Që prej mbërritjes në Angli, Doku ka lënë gjurmë të rëndësishme: 126 paraqitje dhe 21 gola me fanellën e Manchester Cityt, së bashku me një koleksion të jashtëzakonshëm trofesh për një lojtar të moshës së tij.

Gjatë periudhës së tij me “Citizens”, ai ka fituar një titull të Premierligë, një FA Cup, një EFL Cup dhe një Community Shield.

Kontrata e re deri në vitin 2031 e dërgon kështu një mesazh të qartë: Manchester City e sheh Dokun si një nga lojtarët rreth të cilëve mund ta ndërtojë të ardhmen.

Sulmuesi belg është gati ta vazhdojë rrugëtimin e tij me fanellën e kaltër, i vendosur ta luajë një rol edhe më të madh në skuadër dhe ta pasurojë një kabinet trofesh tashmë mbresëlënës. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark