Insajderi
Lajme

Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar, viktima është dërguar për QKUK

Insajderi
13 August 2026 - 18:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar, viktima është dërguar për QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një sulmi fizik në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit.

Sipas të dhënave fillestare të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 06:05 dhe tre persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën A.SH., duke përdorur edhe mjete të forta.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore. Fillimisht ai është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet reaguese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj, ndërsa më pas edhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur dëshmi e prova relevante.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, dy të dyshuarit, D.A., 26 vjeç, dhe A.A., 29 vjeç, janë intervistuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, për të dyshuarin e mitur, A.A., 17 vjeç, është kontaktuar prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 24 orësh.

Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt. Policia ka bërë të ditur se për zhvillimet e mëtejshme do të ketë raport vijues.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark