Insajderi
Lajme

Policia arreston një të dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Insajderi
13 August 2026 - 20:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia arreston një të dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot rreth orës 10:00, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj dhe Stacionin Policor Ferizaj, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e një personi shtetas të Maqedonisë së Veriut i cili ka rezultuar i kërkuar përmes INTERPOL-it.

Sipas policisë, i njëjti kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Maqedonisë se Veriut për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ të sanksionuar sipas kodit penal të RMV-së.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit kompetent, “i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, përfundon njoftimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark