Insajderi
Lajme

Pas tri ditësh në kërkim, policia arreston 25-vjeçarin e dyshuar për grabitje në Prishtinë

Insajderi
14 August 2026 - 20:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas tri ditësh në kërkim, policia arreston 25-vjeçarin e dyshuar për grabitje në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një 25-vjeçar është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer një grabitje më 11 gusht 2026.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë pas veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit.

Gjatë hetimeve, policia ka arritur të identifikojë dhe më pas të arrestojë personin e dyshuar, E.H., 25-vjeçar.

Pas intervistimit nga njësitë përkatëse, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark