Insajderi
Lajme

Osmani për ofertën e Kurtit: Qëllimi i tij ishte ta nënshtrojë dhe poshtërojë LDK’në

Insajderi
15 August 2026 - 08:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani për ofertën e Kurtit: Qëllimi i tij ishte ta nënshtrojë dhe poshtërojë LDK’në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për takimet që ajo dhe kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, kanë pasur me liderin e VV’së, Albin Kurtin.

Osmani, ka thënë se Kurti s’ka pasur për qëllim që ta shoh si ‘’partnere’’ LDK’në, por që ta ‘’nënshtrojë’’ dhe ta ‘’poshtrojë’’ këtë të fundit.

“Oferta jo vetëm që nuk është serioze, nuk është parimore as e drejtë, e vlerëson LDK-në edhe më pak, qoftë në terma matematikorë apo politikë, e vlerëson më pak se sa partitë minoritare, partitë e komuniteteve joshumicë, e vlerëson më pak se sa çdo parti tjetër, është dëshmuar se nuk duan partneritet të sinqeritet, nuk dojnë në mirëbesim.  Janë ofruar 3 ministri, nuk është e vërtetë, kryeparlamentari do të ofrohej vetëm nëse nuk do të ishim në qeverisje. Në një situatë të tillë ku LDK nuk do të udhëheqte asnjërën nga tri institucionet, dhe do të kishte vetëm tri ministri, tregon se VV nuk ka dashur të qeverisë me LDK-në. Ka pasur për qëllim vetëm të nënshtrojë, poshtërojë LDK-në dhe jo ta shohë si partnere”, ka thënë ajo në Kanal10.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark