Insajderi
Lajme

PDK refuzon takimin, Ismaili: Tentativë manipulimi e Kurtit

Insajderi
15 August 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK refuzon takimin, Ismaili: Tentativë manipulimi e Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili njoftoj se PDK nuk do të jetë në takimin e thirrur nga Albulena Haxhiu.

Ismaili në një konferencë për media tha se Haxhiu do të duhej që t’i kishte shkruar kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari që ta thërrasë seancën.

“E para, kjo është edhe një tentativë manipulimi e zotit Kurti me shtyrjen e afateve kundrejt afatit të Gjykatës Kushtetuese, pra është një manipulim i radhës. Zonja Albulena Haxhiu më mirë do të ishte t’i kishte shkruar letër Deharit që ta thërrasë Kuvendin. Sepse çdo pushtet në Kosovë, çdo pushtet politik funksionon dhe bazohet në Kuvendin e Kosovës dhe Kuvendi është i suspenduar… Çfarë logjike ka kjo, qysh mund të ushtrosh mandate dhe të dërgosh letra… ajo ish dashtë që letrën e parë t’ia dërgoj Deharit… PDK-ja nuk do të jetë në atë takim, ne do të jemi në Kuvend”, deklaroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark