Insajderi
Lajme

Vezir Haziraj del me video të re: Do të dorëzohem

Insajderi
15 August 2026 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vezir Haziraj del me video të re: Do të dorëzohem
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vezir Haziraj, i cili është në kërkim nga policia, ka publikuar një video të re.

Aty Haziraj thotë se do të dorëzohet në polici.

“Për hatër të shumë njerëzve, Veziri po dorëzohet, hatri i publikut pasi 70 për qind janë për me e dorëzu. Allahu ju rujtë”, tha ai.

Policia e Kosovës me 11 gusht ka shpallur në kërkim Vezir (Ramush) Hazirajn, i lindur më 21 shtator 1997, i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një person në fshatin Orroberdë të Istogut.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 7 gushtit 2026, ndërsa i dyshuari po kërkohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark