Insajderi
Show

Emily Ratajkowski publikon foto nga pushimet, shfaqet në momente intime me të dashurin e saj

Insajderi
15 August 2026 - 16:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Emily Ratajkowski publikon foto nga pushimet, shfaqet në momente intime me të dashurin e saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e saj, ku këtë herë ka zbuluar edhe një moment romantik me të dashurin e saj, regjisorin Romain Gavras.

Në një postim të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Ratajkowski ka ndarë një seri fotosh nga pushimet, ku shfaqen pamje nga plazhi, vaktet dhe momente të kaluara në një varkë.

Modelja nuk ka zbuluar vendndodhjen e saktë ku janë realizuar fotografitë, por më herët kishte bërë të ditur se kishte vizituar disa destinacione në Greqi gjatë pushimeve të saj.

Mes fotove të publikuara, vëmendjen e mori një imazh ku ajo shfaqet pranë Romain Gavras. Të dy duken shumë të afërt dhe, edhe pse Ratajkowski ka zgjedhur t’ua presë fytyrat në fotografi, nga imazhi duket qartë se çifti po shkëmben një puthje.

Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, veçanërisht për shkak të momentit romantik mes modeles dhe regjisorit, ndërsa Ratajkowski ka preferuar të mos japë detaje të tjera për pushimet apo vendndodhjen e saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark