Insajderi
Lajme

Plagosja në Kolovicë të Prishtinës, policia jep detaje

Insajderi
16 August 2026 - 09:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagosja në Kolovicë të Prishtinës, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është plagosur mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën “Sheshi i Arbrit” në lagjen Kolovicë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth ngjarës në fjalë.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Sheshi i Arbrit, Prishtinë. 15.08.2026 – 22:00. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri,  ku njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë hasur viktimën m/k, i cili ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark