Insajderi
Lajme

I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova

Insajderi
16 August 2026 - 14:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bujar Buja, 43 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, është arrestuar në Aeroportin e Rinasit teksa po hynte në Shqipëri.

Buja, i lindur në Gjakovë dhe banues në Amsterdam, kërkohej nga Spanja me qëllim ekstradimi.

Sipas Policisë, Gjykata Qendrore e Instruksionit nr. 1 pranë Audiencës Nacionale të Madridit kishte caktuar ndaj tij në korrik 2026 masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Nga hetimet e Policisë Gjyqësore spanjolle dyshohet se është zbuluar një organizatë kriminale që vepronte kryesisht në zonën e Costa del Sol dhe merrej me trafikimin e kokainës në pjesë të ndryshme të Spanjës.

Sipas dosjes hetimore, Buja dyshohet se ishte i përfshirë në transportin e lëndës narkotike.

Arrestimi i tij është realizuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, pas koordinimit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës.

Ndaj 43-vjeçarit tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin drejt Spanjës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark