Insajderi
Lajme

Kurti shkruan për zjarrin në një hotel në Vlorë: Po e monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë

Insajderi
16 August 2026 - 16:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti shkruan për zjarrin në një hotel në Vlorë: Po e monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas zjarrit në një hotel në Vlorë.

Kurti me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se po monitorojnë gjendjen e qytetarëve nga Kosova përmes komunikimit me autoritetet e Shqipërisë.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë”, deklaroi Kurti.

“Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, përmbyll shkrimin ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark