Insajderi
Lajme

Sulmi me armë zjarri në Pejë, bie në pranga i dyshuari

Insajderi
16 August 2026 - 17:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmi me armë zjarri në Pejë, bie në pranga i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Personi që shtiu me armë zjarri përgjatë së dielës në Pejë ka rënë në pranga.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se me urdhër të prokurorit është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Personi që dyshohet se ka shtënë sot me armë zjarri, pas arrestimit nga Policia e Kosovës dhe intervistimit, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, deklaroi Nikçi për Insajderin.

Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në rrugën “Wesley Clark”.

Sipas deklaratës fillestare të policisë, autori ishte ikur nga vendi i ngjarjes. Policia bëri të ditur se s’ka pasur persona të lënduar si shkak i të shtënave. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark