Insajderi
Lajme

Ymeri publikon statistikat shqetësuese: Nga janari, mesatarisht 9 serbë në ditë kanë fituar lejeqëndrime të përkohshme në Kosovë

Insajderi
16 August 2026 - 21:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ymeri publikon statistikat shqetësuese: Nga janari, mesatarisht 9 serbë në ditë kanë fituar lejeqëndrime të përkohshme në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, mesatarisht rreth nëntë shtetas serbë në ditë kanë përfituar lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë.

Ymeri ka thënë se nga 1 janari deri më 30 qershor, shtetasit serbë janë nacionaliteti i dytë për nga numri i lejeqëndrimeve të përkohshme të dhëna në Kosovë, pas shtetasve turq.

“Gjithashtu, nacionaliteti serb prin i pari për lejeqëndrime të përhershme, me deri në 27 pranime në muaj”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas deputetes së LDK-së, të dhënat përfshijnë periudhën gjashtëmujore nga 1 janari deri më 30 qershor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark