Insajderi
Lajme

Incident në KEK, një punonjës pëson lëndime të rënda

Insajderi
16 August 2026 - 22:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Incident në KEK, një punonjës pëson lëndime të rënda
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident i rëndë në punë ka ndodhur sot në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku një punonjës ka pësuar lëndime të rënda.

KEK-u e ka konfirmuar rastin përmes një komunikate, duke bërë të ditur se menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.

“KEK-u konfirmon se sot, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, ka ndodhur një aksident i rëndë në punë, me ç’rast një punonjës ka pësuar lëndime të rënda. Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme.

Për shkak të veprimeve që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve, në këtë fazë nuk mund të japim hollësi të tjera.KEK do të njoftojë me kohë, pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

KEK-u ka bërë të ditur se për momentin nuk mund të japë detaje të tjera lidhur me rastin, për shkak të veprimeve që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark