Insajderi
Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Veriut

Insajderi
17 August 2026 - 11:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Veriut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person mashkull, shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar dhe është duke u trajtuar nga njësitet kompetente, raporton Gazeta Insajderi.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas procedurave të mëtejshme. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark