Insajderi
Lajme

PDK-ja edhe sot bllokon hyrjen e Qeverisë

Insajderi
19 August 2026 - 08:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK-ja edhe sot bllokon hyrjen e Qeverisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të pestën ditë radhazi, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mosthirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit të PDK-së këtë të mërkurë i janë bashkuar edhe prodhues vendorë, të cilët kanë bllokuar hyrjen e Qeverisë së bashku me deputetët e kësaj partie.

PDK-ja në ditët e fundit ka përsëritur kërkesat që të thirret dhe të vazhdojë seanca konstituive, në mënyrë që Kuvendi të konstituohet dhe vendi të dalë nga ngërçi institucional.

Deputetët e PDK-së kanë deklaruar se do të vazhdojnë aksionet e tyre deri në thirrjen e seancës konstituive, duke e akuzuar pushtetin për bllokim të institucioneve./eo/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark