Insajderi
Lajme

Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, vdesin dy të rinj

Insajderi
19 August 2026 - 08:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, vdesin dy të rinj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës njoftuar për një rast të aksidentit të rëndë në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë, ku si pasojë, dy të rinj kanë humbur jetën.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:53.

“Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark