Insajderi
Shqipëri/Rajon

Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal në Manzë, ishin martuar vetëm para pak ditësh

Insajderi
19 August 2026 - 10:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal në Manzë, ishin martuar vetëm para pak ditësh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën tre persona.

Siç raportohet, Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, ishin martuar vetëm pak ditë më parë.

Çifti ndodhej në automjetin tip BMW kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin, duke humbur kontrollin e mjetit dhe u përplasur me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari A.M.

Në aksident mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark