Insajderi
Lajme

Vuçiq thotë se sonte i shkruan letër Sekretarit të NATO’s që të mos hapet Ura e Ibrit

Insajderi
19 August 2026 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vuçiq thotë se sonte i shkruan letër Sekretarit të NATO’s që të mos hapet Ura e Ibrit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sonte do t’i dërgojë një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me kërkesën që të mos lejohet hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë vizitës në qarkun e Toplicës, Vuçiq tha se do t’i drejtohet kreut të NATO-s për të kërkuar që ura të mos hapet.

“Sonte po i dërgoj një letër Ruttes duke i kërkuar të mos hapet ura mbi Ibër”

Ai shtoi se Serbia do të vazhdojë të “luftojë aq sa mundet” për këtë çështje.

“Dhe çfarë mund të bëjmë për këtë? Po luftojmë sa më shumë që mundemi”, tha Vuçiq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark