Insajderi
Lajme

Policia publikon pamje nga aksioni kundër fajdesë në Prizren, ku u arrestuan tre persona

Insajderi
19 August 2026 - 14:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia publikon pamje nga aksioni kundër fajdesë në Prizren, ku u arrestuan tre persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia dhe Prokuroria në Prizren kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër fajdesë ditën e martë.

Nga ky operacion, në pranga si të dyshuar kanë përfunduar Fadil Selimi, Beqir Selimi (vëllezër) dhe Arsim Dogani.

Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarve, njëri prej tyre dyshohet se nuk është ndalur me automjet dhe ka vazhduar ikjen.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, gjatë ikjes i dyshuari ka goditur me automjet një 17-vjeçare.

“Gjatë ikjes, i njëjti ka goditur një këmbësore, femër, 17-vjeçare, e cila, sipas vlerësimit të mjekëve, ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Bytyqi.

Policia në videon e publikuar ka treguar edhe shenjat e veturës së dëmtuar, si dhe sekuestrimin e parave të gatshme, identifikimin e substancave narkotike dhe armëve. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark