WHOOP është një nga pajisjet më të avancuara në botë për monitorimin e shëndetit, gjumit, rikuperimit, stresit dhe performancës. E përdorur në mbarë botën nga miliona njerëz, WHOOP është bërë pjesë e përditshmërisë edhe për shumë figura të njohura ndërkombëtare, si Cristiano Ronaldo, LeBron James, Patrick Mahomes dhe Justin Bieber.
Me sensorë të avancuar dhe analiza të personalizuara, WHOOP mbledh të dhëna gjatë gjithë ditës dhe natës, duke të ndihmuar të kuptosh më mirë si po funksionon trupi yt, sa mirë po rikuperohesh, si po fle dhe si po ndikon aktiviteti e stresi në organizmin tënd.
Nuk është thjesht një pajisje që mbledh të dhëna – WHOOP i shndërron ato në informacione të dobishme që mund t’i përdorësh për të bërë zgjedhje më të mira çdo ditë.
Përjeto teknologjinë që përdoret nga emrat më të mëdhenj në botë dhe zbulo një mënyrë më të avancuar për të kuptuar trupin tënd. WHOOP të pret në ZONE Mobile.