Insajderi
Lajme

28 gushti sjell “Hënën e gjakut”, ja cilat vende do ta shohin eklipsin

Insajderi
19 August 2026 - 22:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
28 gushti sjell “Hënën e gjakut”, ja cilat vende do ta shohin eklipsin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Hëna e gjakut” po vjen. Kjo ngjarje magjepsëse astronomike do të mund të shihet në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut më 27 dhe 28 gusht.

“Hëna e gjakut” është në fakt një eklips hënor, gjatë të cilit Hëna merr një ngjyrë të kuqe, ndërsa Toka kalon midis Hënës dhe Diellit, shkruan Yahoo.

Më 27 gusht, një eklips i thellë hënor do të ndodhë mbi Amerikën e Veriut. Edhe pse nuk do të jetë një eklips total hënor, ai do t’i afrohet shumë këtij fenomeni, pasi afërsisht 96 për qind e sipërfaqes së Hënës do të zhduket pas hijes së Tokës, sipas “Sky at Night Magazine” të BBC-së.

Drita që godet Hënën do t’i japë sipërfaqes së saj një ngjyrë të kuqe bakri ose portokalli të errët. Kjo ndodh për shkak se atmosfera e Tokës shpërndan gjatësitë valore blu të dritës, ndërsa vetëm drita e kuqërremtë arrin deri në sipërfaqen e Hënës, duke krijuar këtë ngjyrë karakteristike.

Eklipsi maksimal, pra momenti kur Hëna do të jetë më e mbuluar, do të ndodhë të premten, më 28 gusht, rreth orës 12:12 të mëngjesit sipas kohës lindore, sipas USA TODAY.

Eklipsi i plotë do të jetë i dukshëm në gjysmën lindore të Amerikës së Veriut dhe në të gjithë Amerikën e Jugut.

Ndërkohë, Amerika e Veriut Perëndimore, Afrika dhe Evropa do të mund të shohin një eklips të pjesshëm, sipas NASA-s.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark