Tottenham ka bërë një lëvizje për portierin e Aston Villas, Emiliano Martínez, pas largimit të Guglielmo Vicarios drejt Juventusit.
Sipas “Football Insider”, Spurs po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të portierit argjentinas, i cili është shndërruar në një objektiv të klubit pas ndryshimit të situatës në portën e skuadrës.
Aston Villa tashmë ka transferuar portierin japonez Zion Suzuki nga Parma, duke shtuar pasigurinë rreth të ardhmes së Martínezit. Villa është e hapur për largimin e tij, ndërsa edhe Juventusi kishte tentuar më herët transferimin e argjentinasit, përpara se të kthehej te Vicario.
Ende nuk është bërë e ditur një shumë konkrete për një transferim të mundshëm të Martínezit te Tottenham.
Megjithatë, Spurs tashmë janë shfaqur si një prej destinacioneve më serioze për portierin argjentinas.