Insajderi
Lajme

Gati 30 mijë euro në një zarf, kapen gjatë kontrollit të një veture në Vërmicë

Insajderi
20 August 2026 - 10:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gati 30 mijë euro në një zarf, kapen gjatë kontrollit të një veture në Vërmicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pasi gjatë kontrollit të një automjeti në Vërmicë janë gjetur 29 mijë e 200 euro.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur gjatë patrullimit të një njësiti policor pranë liqenit, ku zyrtarët kanë hasur një automjet të drejtuar nga një person.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur një zarf me para, në vlerë prej 29 mijë e 200 eurosh.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet kompetente policore.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark