Insajderi
Lajme

Nura i PDK’së: Kosova nuk është pronë e 53 deputetëve, Kuvendi s’është zyre private e shumicës

Insajderi
20 August 2026 - 11:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nura i PDK’së: Kosova nuk është pronë e 53 deputetëve, Kuvendi s’është zyre private e shumicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka kërkuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, derisa deputetët e PDK-së dhe Aleancës po qëndrojnë në sallë dhe po presin pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje, në përpjekje për ta konstituar Kuvendin.

Nura tha se Kuvendi nuk mund të trajtohet si pronë e një grupi deputetësh dhe se bllokada institucionale po dëmton qytetarët e Kosovës.

“Kosova nuk është pronë e 53 deputetëve, Kuvendi nuk është zyrë private e shumicës. Shteti nuk është mjet për kalkulime politike. Kuvendi është i 120 deputetëve, Kuvendi është i qytetarëve, Kosova është e qytetarëve”, deklaroi Nura.

Ai ngriti edhe pyetjen se kujt po i konvenon bllokada e Kuvendit dhe kush po përfiton nga moskonstituimi i tij.

“Kujt po i konvenon bllokada, kush po fiton? Nga moskonstituimi i Kuvendit nuk po humbim ne si deputetë, por po humbin ne si qytetarë”, tha ai.

Nura kërkoi që Kuvendi të konstituohet dhe puna e tij të nisë pa vonesa dhe, siç tha ai, pa “lojëra” politike.

“Ne kërkojmë që të konstituohet Kuvendi dhe të zhvillohet puna pa zvarritje, pa lojëra, sepse Kosova nuk mund të presë derisa dikush t’i bëjë llogaritë politike. Shteti nuk duhet të jetë peng i askujt”, përfundoi Nura.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark