Insajderi
Lajme

U miratua, u shpall e pastaj u anulua për mungesë mjetesh: Dështon tenderi për sigurimin e objekteve shëndetësore në Prizren

Insajderi
20 August 2026 - 16:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U miratua, u shpall e pastaj u anulua për mungesë mjetesh: Dështon tenderi për sigurimin e objekteve shëndetësore në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pasi deklaroi zyrtarisht se i kishte mjetet e siguruara në buxhet, Komuna e Prizrenit ka anuluar tenderin për sigurimin fizik trevjeçar të objekteve të shëndetësisë, me arsyetimin se paratë nuk janë më në dispozicion.

Më 26 mars 2026, kryetari Shaqir Totaj miratoi kërkesën e Drejtorisë së Shëndetësisë për kontratën trevjeçare, duke konfirmuar se financimi do të bëhej nga kodi i planifikuar buxhetor.

Më 4 qershor 2026, tenderi u shpall si procedurë e hapur dhe kontratë publike kornizë në platformën e prokurimit.

Brenda pak muajsh nga shpallja, e njëjta komunë e anuloi të gjithë procesin me arsyetimin e mungesës së mjeteve financiare, shkruan Front Online.

Më pas, më 21 maj 2026, kryetari nxori një vendim tjetër për të njëjtën çështje. Edhe aty u përsërit se kontrata do të ishte trevjeçare dhe se financimi do të bëhej nga buxheti i planifikuar i Drejtorisë. Por, me të njëjtin vendim u anulua vendimi paraprak i 26 marsit. Kjo do të thotë se, para se tenderi të shpallej, Komuna kishte kaluar nëpër dy akte zyrtare për të njëjtin projekt dhe në të dyja kishte konfirmuar ekzistencën e bazës buxhetore. Më 14 gusht 2026, Komuna e Prizrenit publikoi njoftimin për anulimin e aktivitetit.

Sipas Komunës, për shkak të vlerës së projektit dhe “trendit të marrjes së mjeteve buxhetore nga ana e përmbaruesit”, realizimi i kontratës do të ishte i pamundur edhe për vitet në vijim. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark