Insajderi
Botë

Tragjedi në Nigeri, përmbyset një varkë, humbin jetën 40 fëmijë

Insajderi
20 August 2026 - 18:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi në Nigeri, përmbyset një varkë, humbin jetën 40 fëmijë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të paktën 40 fëmijë kanë humbur jetën pasi një varkë është përmbysur në Sokoto, në veriperëndim të Nigerisë.

Lajmi është raportuar nga Reuters, duke cituar një zyrtar lokal.

“Deri tani mund të konfirmoj se janë nxjerrë rreth 40 trupa fëmijësh”, deklaroi Abdulkadir Yusuf, përgjegjës i zonës për këtë autoritet.

Ngjarja ka ndodhur teksa pasagjerët po udhëtonin drejt fushave të orizit, për të marrë pjesë në punët bujqësore, përfshirë mbjelljen ose korrjen.

Sipas drejtuesit lokal të zonës, Sarkin Daji, në varkë ndodheshin pasagjerë që po udhëtonin drejt tokave bujqësore kur ndodhi tragjedia.

Autoritetet vijojnë kërkimet në ujë, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në bord dhe nëse bilanci i viktimave pritet të rritet. /Panorama


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark