Insajderi
Lajme

Aksident në Sllatinë, përfshihen tri vetura -lëndohen gjashtë persona

Insajderi
20 August 2026 - 20:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në Sllatinë, përfshihen tri vetura -lëndohen gjashtë persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në Sllatinë, ku janë përfshirë tri vetura.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Më datë 20.08.2026 rreth orës 16:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar Ejupi.

Policia po merret me rastin dhe po heton rrethanat që çuan deri te aksidenti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark