Insajderi
Lajme

Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Armën e kam urryer gjithmonë, por Serbinë e kishim mbi kokë

Insajderi
20 August 2026 - 21:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Armën e kam urryer gjithmonë, por Serbinë e kishim mbi kokë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një nga momentet e udhëtimit të tij nga Kosova drejt Parisit, në mars të vitit 1999, për të marrë pjesë në negociatat për marrëveshjen e Rambujesë.

Thaçi ka treguar se, para nisjes, kishte informuar ekipin amerikan që vepronte në Kosovë për vendimin e tij për të udhëtuar drejt aeroportit përmes territorit të kontrolluar nga forcat serbe.

Sipas tij, ai kishte vendosur që gjatë rrugës të mbante me vete armën për vetëmbrojtje.

“Për vendimin tim, shpejt e informova ekipin amerikan që vepronte në Kosovë. Por me një kusht: gjatë rrugës do të jem i pajisur me teknikën time vetëmbrojtëse, amerikanëve kjo çështje nuk u prishi fare punë”, ka rrëfyer Thaçi nw Debat Plus të rtv Dukagjinit, përcjell Insajderi.

Ai ka thënë se amerikanët i kishin kërkuar vetëm që të ishte i veshur me rroba civile.

“Edhe ashtu isha veshur në xhinse dhe me xhaketë”, ka treguar ai.

Duke folur për raportin e tij me armët dhe uniformën ushtarake, Thaçi ka thënë se nuk kishte qenë ithtar i tyre, por rrethanat e luftës në Kosovë e kishin detyruar atë dhe shumë të tjerë të përfshiheshin në luftë.

“Personalisht kurrë nuk kam qenë ithtar i uniformës ushtarake; armën e kam urryer gjithmonë, por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë. U bëmë luftëtarë, segmentet e gjithë shoqërisë kosovare, me ose pa”, deklaroi Thaçi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark